Provimi i shtetit, 9 mije pyetje per 50 profesione Sonila Isaku
Ministria e Arsimit eshte duke pergatitur 9 mije pyetje per 50 lloje te specialiteteve te cilet per here te pare ne vendin tone do ti nenshtrohen Provimit te Shtetit. Sipas burimeve nga ky institucion parashikohet qe tezat te krijohen me short, dhe kjo do te thote qe asnjera prej tyre nuk do te jete e ngjashme me tjetren. "Nga 9 mije pyetje, rreth 2280 pyetje do te hidhen me short dhe do te jene pjese e pyetesoreve ne diten e testimit dhe sipas perllogaritjeve, vetem hartimi i pyetjeve ka nje kosto te parashikuar prej 11. 4 milion lekesh. Nderkaq, testi i Provimit te Shtetit per nje profesion te caktuar do te kete rreth 50 pyetje, ndersa do te vleresohet ne total me 100 pike", ka pohuar Presidenti i Urdhrit te Mjekut, Dine Abazaj. Sipas rregullores se MASH per Provimin e Shtetit, provimi me shkrim vleresohet si i kryer me sukses nese kandidati merr jo me pak se 50 pike nga 100 te mundshme. Keshtu, kandidati i cili i nenshtrohet ketij pyetesori cilesohet i suksesshem vetem kur eshte vleresuar se paku me noten 5. Kandidati i vleresuar me noten 4 ka te drejte ta perserise provimin edhe kater here te tjera. Sipas rregullores kandidatet qe nuk regjistrohen per te zhvilluar provimin e shtetit dhe ata qe nuk marrin note kaluese brenda pese mundesive, nuk do te mund ta ushtrojne profesionin. Madje, se fundmi zyrtarisht sqarohet se ata qe nuk marrin pjese ne testimin e ketij viti, mund te perjashtohen nga mundesite e tjera edhe gjate viteve te ardhshme. Sipas kreut te Urdhrit te Mjekut, Din Abazaj, deri me tani nuk ka mbetur asnje pa u regjistruar per te zhvilluar provimin e shtetit, te pakten ata qe kane perfunduar studimet e larta ne Fakultetin e Mjekesise. Sipas tij, fakti qe jane regjistruar pothuajse te gjithe, tregon rendesine qe ka ky provim ne testimin e njohurive te tyre, por edhe "friken" sepse kandidatet, duke mos u perfshire ne kete provim, humbasin nje vit nga profesioni dhe paga e tyre. Persa u perket testeve ato do te shpallen nga Agjencia Kombetare e Provimeve dhe Urdhri Profesional. AKP-ja i percjell UP-se listen e rezultateve te provimit te shtetit, ku perfshihen: nota dhe piket e provimit dhe kufiri i kalimit me sukses. Nese gjate korrigjimit te provimeve konstatohen gabime ne pyetje, keto te fundit nuk do te merren parasysh. Ne kete rast ulet edhe numri maksimal i pikeve, nderkohe qe edhe vleresimi fillon nga ky numer i zvogeluar i pikeve, qe nuk duhet te jete ne dizavantazh, qofte edhe te nje kandidati te vetem. Pas provimit, kandidati ka te drejte te verifikoje pergjigjet e dhena dhe te ankimoje nese ka kontestime per rezultatin. Per kete, kandidati paraqet ankesen me shkrim prane AKP-se brenda pese diteve nga shpallja e rezultateve. AKP-ja shqyrton ankesen dhe kthen pergjigje te argumentuar brenda 30 diteve. Ne rastet kur AKP-ja sugjeron rivleresimin e rezultatit, kerkohet vendimi i Komisionit te Provimit te Shtetit.
A3, te henen fituesit ne universitete
Universitetet kete jave do te kene edhe raundin e fundit te pranimeve per vitet e para, pas shpalljes se fituesve te cilet kane plotesuar formularin A3. Ndersa ne faqen zyrtare te Ministrise se Arsimit jane bere publike listat e fituesve, ne te gjitha universitet ato do te jene te disponueshme nga dita e sotme. Nderkohe regjistrimi i fituesve do te behet nga 1 deri 4 nentor. "Ne formularin A3 u perfshin 221 programe studimi per 3604 kuota te shperndara ne 11 institucionet publike te arsimit te laret. Agjencia kombetare e provimeve do te kerkoje ne daten 31 tetor 2011 prane institucioneve publike te arsimit te larte dhe drejtorive arsimore rajonale dhe zyrave arsimore ne forme te shkurtuar listat perfundimtare te fituesve", beri te ditur Brikena Kollcinaku, zedhenese e MASH. Sipas udhezimit te MASH per kete vit nuk do te kete me regjistrime nese do te kete serish vende bosh.
Korce, mesim me tabelat e inteligjences
Teknologjia me e fundit e mesimdhenies ka filluar zbatimin e saj ne shkollat e qytetit te Korces. Tabelat e Inteligjences jane instaluar ne kater shkolla te qytetit fale nje fondi prej 40.000 dollaresh te akorduar nga qeveria shqiptare. Mesuesit e trajnuar tashme per perdorimin e tyre mund te hedhin ne videoprojektorin e lidhur me nje lap-top nje game shume te te gjere materialesh qe viziualisht do te ndihmojne nxenesit ne perthithjen me te mire te lendes mesimore. Deri ne fund te vitit synohet qe nga 7 numri i tabelave te inteligjences te shkoje ne 15. "Eshte e natyrshme qe mundesite qe ofron kjo teknologji e larte ne procesin e mesimdhenies jane me te mira, me te medha dhe per me teper qe kerkojne dhe nje bashkepunim mes nxenesit dhe mesuesit", tha Arben Belba drejtor i Drejtorise se Arsimit ne Qarkun e Korces. Qellimi i futjes se kesaj teknologjie, qe krijon nje standard te ri, te njejte me shkollat me te zhvilluara evropiane, eshte rritja e cilesise se ores se mesimit.