Bamir Topi teston 4 prokurorët
19/03/2010 Gara për kreun e Prokurorisë së Durrësit. Kreu i shtetit “shmang” Ina Ramën
Përplasjet, “nuk besohet” propozimi i Kryeprokurores. Akuza e Durrësit 5 ditë punon pa drejtues
TIRANE- Përplasjet mes Kryeprokurores Ina Rama dhe Presidentit Bamir Topi për zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Durrësit kanë bërë që kreu i shtetit të shmangë Kryeprokuroren dhe të presë në një takim të veçantë katër kandidaturat e propozuara nga këshilli. Qëllimi i këtij takimi të fshehtë mësohet se ka qenë njohja më nga afër e Presidentit me pretendentët kryesore për drejtimin e Prokurorisë së rrethit Durrës. Lajmi bëhet i ditur nga burime pranë organit qendror të akuzës, të cilat thanë se rreth orës 10:00 të ditës së djeshme në zyrën e Presidentit Bamir Topi janë paraqitur prokurorët Adnand Xholi, Përparim Kulluri, Altin Binaj dhe Ardian Ylli. Një e nga një, këta kanë bashkëbiseduar me kreun e shtetit, i cili mësohet se i ka bërë një sërë pyetjesh, me qëllim njohjen e aftësive të tyre drejtuese dhe menaxhimit të punës në një institucion, siç është ai i akuzës së Durrësit. Nuk dihet me saktësi se çfarë kanë biseduar palët, por ajo që bëri përshtypje gjatë zhvillimit të takimit, ishte se Kryeprokurorja Ina Rama nuk ishte e pranishme, gjë e cila tregon se Presidenti Topi ka anashkaluar rolin e Ramës duke mos i besuar asaj në propozimin që mund të bënte. Thirrja dhe marrja në pyetje e prokurorëve nga Presidenti i Republikës është rasti i vetëm, pasi në periudhat e kaluara nuk është shënuar asnjë precedent që kreu i shtetit të ftojë në takim kandidatët për drejtues prokurorie. Propozimi për drejtues apo për transferimin e prokurorëve nga një organ akuze në tjetrin, me ligj është vetëm atribut i Prokurorit të Përgjithshëm, i cili ka të drejtën që t’i propozojë Presidentit dhe ky i fundit të shprehet nëpërmjet dekretit. Përzgjedhja e drejtuesit të ri në Prokurorinë e Durrësit, pritet të kryhet javën e ardhshme, pasi aktualisht në këtë akuzë nuk ka asnjë drejtues. Si pasojë e kësaj puna hetimore është kthyer në kolaps pasi shumë dosje duhet të analizohen me qëllimin pushimin ose vazhdimin e hetimeve për to. Prokurorit të komanduar Bujar Sheshit i ka mbaruar afati katër mujor dhe prej pesë ditësh nuk është paraqitur në Durrës. Të drejtën e firmës e ka marrë zv/prokuroria Elena Bakallbashi, e cila firmos vetëm aktet që duhen për kryerjen e masave të sigurimit në gjykatë.
Arjan Ndoja
Ish-drejtuesi i Prokurorisë së Durrësit dha dorëheqjen menjëherë sapo kuptoi që Kryeprokurorja Rama nxori urdhrin për shkarkimin e tij. Shkak i këtij shkarkimi u bë një debat i ashpër, ku Ina Rama e kritikoi për mangësi profesionale dhe mos menaxhim të mirë të punës.
Katër emrat
Si pasojë e mbetjes së vendit vakant mes 14 kandidaturave, anëtarët e këshillit pak ditë më parë votuan 4 emrat Adnand Xholi, Përparim Kulluri, Altin Binaj dhe Ardian Ylli. Mes të katërve Kryeprokurorja Ina Rama duhet t’i propozojë vetëm një emër Presidentit Topi.
Kolapsi në Durrës
Përfundimi i afatit të komandimit prej 4 muajsh të prokurorit Bujar Kaloshi ka sjellë një kolaps të plotë në akuzën e qytetit bregdetar, ku përveç masave të sigurimit në gjykatë apo afateve të hetimit për të pandehurit, në këtë akuzë nuk bëhet asnjë analizë e mirëfilltë.