E Diel, 1 Nëntor 2026

Bamir Topi zyrtarizon sot bashkimin me FRD-në

Ish-presidenti , Bamir Topi do ti bashkohet sot zyrtarisht radhëve të partisë “Fryma e Re Demokratike”.
 

Topi pritet që përmes një takimi me strukturat themeluese të FRD-së të shpallë angazhimin e tij të ri politik, pas përfundimit të mandatit si president i vendit.
 

Bamir Topi pritet të jetë pjesë e drejtimit të saj deri në kongresin e partisë kur do të zgjidhet edhe kryetari dhe forumet drejtuese.
 

"Fryma e Re Demokratike" është një nga forcat e reja politike, kryesisht të djathta, e cila ka tubuar rreth saj figura politike, ish-ministra, deputetë të Partisë Demokratike të Shqipërisë, kryesisht emra të njohur si mbështetës të ish-presidentit Topi.
 

Kjo parti politike deri tani nuk ka bërë të ditur rreshtimin e saj politik. përfaqësues të FRD-së kanë deklaruar më herët se nuk do të bëjnë koalicion as me Partinë Demokratike as edhe me Partinë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›