E Diel, 1 Nëntor 2026

Memaliaj, qyteti pa autoambulancë, të sëmuret transportohen me taksi

Memaliaj- Mungesa e ambulancës prej 5 vitesh në qendren shëndëtësore në Memaliaj të Tepelenës është kthyer në një shqetësim të madh jo vetëm për banoret por edhe për mjeket. Sipas mjekëve mjeti është vjehdur vite më parë dhe nuk është zëvendesuar më.

Ata shprehen të shqetësuar sepse nuk kanë mëse ti transportojnë të semuret drejt spitaleve të qytetit të Gjirokastrës dhe Tepelenës. Po ashtu banoret në Memaliaj ankohen se nuk mund ta thërrasin ambulancen, por ata përdorin mjetët personale të transportit për të çuar të semuret drejt spitalit.

Mjekja Maltona Bërxhi shprehet se në këtë qënder kryhen mbi 30-40 vizita mjekësore në ditë. Ajo thekson situatat kritike që krijohen kur duhet urgjentisht të transferohet një pacient drej spitalit të Gjirokastrës apo spitalit të Tepelenës. Në rastet e emërgjencave mungon mjeku i urgjencës për këtë njësi, por sipas saj ato shtatë mjekë që janë kanë mundësi ti japin ndihmen e parë.

Por vetëm në rastet kur në qendër ka medikamente. Mjekja Bërxhi u shpreh se shpesh pacientët janë të detyruar të shkojnë dhe të blejnë ilaçe në farmaci, në rastet kur në qender mungojnë. Kjo qender ka shtatë mjekë familjeje, nga 28 punonjës që janë gjithsej.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Dhëndrri sëmuret, martesa bëhet nëpërmjet Skype
  2. Cassano sëmuret, gjendja paraqitet delikate
  3. Pusetat vrimat e zeza të Tiranës

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›