Maicon refuzon PSG-n
_146549.jpg)
Menaxheri i mbrojtësit të djathtë të Interit, Maicon ka mohuar spekulimet rreth transferimit të klientit të tij te Paris St Germain.
Klubi francez është i interesuar për reprezentuesin brazilian. Por, Roberto Calenda theksoi se Maicon planifikon të qëndrojë në Giuseppe Meazza.
“Kategorikisht mohoj çfarëdo lloj bisedime rreth largimit të klientit tim nga Inter. Ne do të respektojmë dëshirën e futbollistit për të vazhduar në Inter” tha Calenda në një komunikatë të publikuar në uebfaqen zyrtare të Maiconit.