E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Befasuese kërcënimet kundër Izraelit, stop provokimit

19-08-2012 / Gazeta 55

Pas administratës amerikane, edhe sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban ki Moon ka kritikuar ashpër sulmin verbal të radhës së Mahmoud Ahmadinejad kundër Izraelit, i cilësuar nga presidenti iranian si një “tumor malinj” që do të shkatërrohej.
Ban Ki Moon ishte shprehur i befasuar nga deklaratat ofenduese dhe provokuese që kërcënojnë vetë ekzistencën e Izraelit, dhe i ka dënuar duke i bërë thirrje edhe Ajatollahut Ali Kamenei, Guidës supreme shtetërore të Revolucionit islamik. Ky i fundit ishte shprehur se shteti hebraik nuk do të ekzistonte më dhe do të zhdukej.
Në një fazë si kjo aktualja, ka theksuar Ban Ki Moon, të gjithë krerët e shteteve në rajonin e Lindjes së Mesme duhet të përdorin zërin e tyre për të ulur tensionet dhe jo për të provokuar.
Edhe ish ministri i jashtëm koreano-jugor ka kujtuar ndër të tjera se të gjithë shtetet anëtare, në harmoni me kartën e Kombeve të Bashkuara duhet të përmbahen nga kërcënimet apo përdorimi i forcës kundër integritetit territorial apo pavarësisë politike të cilitdo vend.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›