E Diel, 1 Nëntor 2026

DASH: Dënojmë retorikën e urrejtjes, bashkësia ndërkombëtare të reagojë

19-08-2012 / Gazeta 55

Reagon SHBA dhe OKB

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dënojnë komentet e presidentit Iranian, Mahmud Ahmadinejad, duke i quajtur ato si “sulme dhe fyerje të dënueshme”.
Zëdhënësi i Këshillit Kombëtar të Sigurisë së SHBA, Tommy Vietor duke iu drejtuar liderëve të Teheranit tha se duhet të marrë fund fushata e kërcënimeve iraniane kundër shtetit të Izraelit. Ai i kërkoi bashkësisë ndërkombëtare të dënojnë këtë retorikë konfliktuale.
“Ne shprehim shqetësim për serinë e sulmeve fyese dhe dënojmë komentet e zyrtarëve të lartë iranianë kundër shtetit të Izraelit. Bashkësia ndërkombëtare duhet të dënojë të gjithë këtë retorikë urrejtje dhe përçarëse”, tha ai.
Ndërkaq, Vietor tha se, nëse Irani është vërtetë i shqetësuar lidhur me “mbrojtjen, garantimin e të drejtave dhe dinjitetin e të gjitha qenieve njerëzore”, atëherë ata duhet të heqin dorë nga mbështetja që i japin regjimit sirian të Bashar al-Assad dhe “sulmit brutal” të tij, mbi popullin e Sirisë.
“Mospërfillja haptazi e Iranit dhe Sirisë, sa i takon të drejtave themelore të njeriut, është një është ‘fyerje e vërtetë për njerëzimin’”, tha më tej ai.

...

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›