E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Bota është në udhëkryq

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon, deklaroi se bota gjendet në udhëkryq dhe se zgjidhja e situatës botërore gjendet në punën e koordinuar në nivel global.

Fuqitë e mëdha po përgatiten për të marrë pjesë në samitin e grupit G20 në Los Kabos, Meksikë, ndërsa Ban është i mendimit se “liderët nuk duhet të shikojnë vetëm interesat e tyre kombëtare, por edhe mirëqenien e përbashkët.

Në takimin e Asamblesë të Përgjithshme të OKB-së, Ban nënvizoi se anëtarët e grupit G20 do të takohen në kuadër të një konteksti serioz, duke pasur parasysh situatën e keqe në ekonominë botërore, situatën edhe më të keqe në Eurozonë dhe recesionin në shumë shtete.

Ban, i cili në samitin e shteteve anëtare të G20 do të marrë pjesë në cilësinë e përfaqësuesit të OKB-së, theksoi se duhet të sigurohen vende të punës për të papunët, se duhet të sigurohet mbrojtja sociale për më të varfrit dhe më të kërcënuarit dhe se duhet të bëhet çmos për shpëtimin e planetit tonë, njoftoi agjencia italiane e lajmeve, ANSA.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›