E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki-Moon: Ekspertëve të OKB, iu duhet katër ditë kohë në Siri

HAGË- Ekspertëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara të cilën kanë mbërritur në Siri për një hetim mbi sulmet me armë kimike kanë nevojë për katër ditë kohë për të përfunduar punën e tyre në terren, u shpreh Ban Ki-Moon, kreu i OKB-së.

''Përdorimi i armëve kimike për sulme, nga kushdo dhe në cilindoqoftë vend të Botës, përbën një shkelje të jashtëzakonshme dhe brutale të së Drejtës Ndërkombëtare dhe po ashtu Ligjeve Ndërkombëtare'', theksoi kreu i OKB-së, i cituar drejtpërdrejt nga Al-Jazeera.

"U duhet dhënë një periudhë kohore prej katër ditësh", deklaroi Ban Ki-Moon gjatë një konference shtypi në Hagë.

"Më pas, ekspertët duhet të realizojnë analiza shkencore të hollësishme, më pas do të përpilojnë një raport për Këshillin e Sigurimit me synimin që ky organizëm të ndërmarrë hapat që gjykon të nevojshme", u shpreh.
(m.a/afp/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›