E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Moon: Libia të ndalë sulmet ndaj civilëve

Sekretari i përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Mun ka kërkuar që t`i jepet fund sulmeve të pabarabarta kundër civilëve në Libi, dhe paralajmëroi se ata që shkelin ligjin ndërkombëtar do të dalin para drejtësisë.

Ban Ki Moon i bëri këto komente në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Libisë, Musa Kusa.

Ata kanë rënë dakord që Kombet e Bashkuara të dërgojnë menjëherë një ekip në Tripoli për të vlerësuar gjendjen humanitare.

Ban Ki Moon emëroi shefin e diplomacisë jordaneze Abdelalih Al-Hatib të dërguar të posaçëm të tij në Libi.

Ndërkohë, forcat besnike ndaj Moamer Gadafit kanë përdorur tanke dhe helikopterë luftarakë për t`i rimarrë qytetet që kontrollohen nga kryengritësit.

Në Misrata, 200 km në lidje të Tripolit, forcat pro Gadafit dolën të hyjnë në qytet, por pas disa orësh u zbrapsën nga rebelët.

Trupat e Gadafit gjithashtu sulmuan pozicionet e kryengritësve në portin Ras Lanuf, 660 km në lindje të kryeqytetit.

Rebelët u detyruan të tërhiqen nga Bin Xhavad, vendlindja e Gadafit.

Ndërkohë, sekretari i jashtëm britanik, Uiliam Hejg, tha se një ekip, siç e quajti, i diplomatëve, që ishte kapur në Bengazi, tani është larguar nga Libia.

Gazeta "Sunday Times" raportoi se njësiti i forcave speciale britanike ishte kapur gjatë një misioni sekret diplomatik për të kontaktuar me liderët e opozitës.

Ministri i jashtëm gjerman, Guido Vestervele, ka deklaruar se Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara duhet të vendosë sanksione tjera kundër Gadafit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›