Kina kundërshton shitjen e armëve amerikane Tajvanit

Ministri i jashtëm i Kinës, Jang Xhieqi ka thënë se Shtetet e Bashkuara mund t`i vënë në rrezik marrëdhëniet e përmirësuara me Pekinin nëse vazhdojnë t`i shesin armë Tajvanit.
Dy ekonomitë më të mëdha të botës janë përpjekur të stabilizojnë marrëdhëniet pas acarimit një vjeçar lidhur me gjendjen e të drejtave të njeriut, Tajvanin, Tibetin dhe deficitin tregtar.