E Shtunë, 31 Tetor 2026

Robert Gejts mbërrin në Afganistan

Sekretari i Mbrojtjes, Robert Gejts, ka mbërritur në një vizitë të paparalajmëruar në kryeqytetin afgan, Kabul.

Vizita e tij u bë në kohën e acarimit të raporteve pasi helikopterët e NATO-s gabimisht vranë nëntë fëmijë afganë më 2 mars në Afganistanin lindor.

ISAF-i tha se forcat ndërkombëtare kishin menduar se fëmijët janë kryengritësit, të cilët më herët kishin sulmuar një bazë të afërt ushtarake amerikane në provincën Kunar.

Presidenti Hamid Karzai tha se kërkesa për falje e gjeneralit Dejvid Petraus, komandant i forcave amerikane dhe të NATO-s, nuk "ishte e mjaftueshme".

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›