E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hawai, shpërthen vullkani Kilauea

Shpërthen vullkani Kilauea në ishullin e madh të Hawait, duke nxjerrë llavë ndërsa ka shkaktuar dëme jo të pakta në hapësirën përreth. Aktiviteti i vullkanit ka nisur të shtunën informojnë mediat lokale që citojnë ekspertë.

Shkencëtarët në observatorin gjeologjik të vullkaneve në Hawai, kanë zbuluar shpërthimin pasi panë kolapsin e kraterit Pu`u`O`o rreth dy kilometra më larg. Me nisjen e aktivitetit vullkanik, liqeni i llavës nisi të zbutej dhe aktiviteti sizmik u shtua, raportuan specialistë të observatorit amerikan.

Vendi i shpërthimit të vullkanit Kilauea ndodhet në një zonë më të largët nga nga parku kombëtar haëaian i vullkaneve. Aktualisht ky park është mbyllur nga autoritetet për vizitorët deri në njoftime te reja.

Megjithatë, shkencëtarët po i vëzhgojnë nga afër aktivitetet e shtuara të vullkanit Kilauea në Hawai, pasi shpërthimi fillestar e hodhi llavën në lartësi deri 20 metra. Kilauea është në aktivitet të vazhdueshëm për 28 vjet.
 

Por, gjeologu Xhanet Bob nga Shërbimi Gjeologjik i SHBA-ve tha se aktivitetet e fundjavës sinjalizojnë "episode të reja të shpërthimeve dhe të panjohura tjera".
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›