E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ryker: Mirenjohje Shqiperise

I derguari i posacem te Sekretarit te Pergjithshem te OKB-se ne Kosove, Joahim Ryker, shprehu mirenjohjen per rolin dhe efektin moderues te Shqiperise dhe faktorit shqiptar ne rajon ne sherbim te ruajtjes se qetesise, paqes dhe qendrueshmerise afatgjate ne Ballkan. Ndersa gjate takimit me Ryker, Presidenti Topi vleresoi rolin e rendesishem te UNMIKU-t dhe theksoi se ne keto momente te rendesishme historike, kur pavaresia e pritshme dhe e merituar e Kosoves eshte me afer se kurre, ka shume nevoje per mesazhe paqeje dhe mirekuptimi. Gjate bisedes, kreu i shtetit shqiptar vuri ne dukje se Kosova ka treguar dhe provuar tashme se e meriton plotesisht pavaresine nepermjet aftesive te saj qeverisese me zgjedhjet demokratike te mbajtura ne nentor, me rizgjedhjen e Presidentit Sejdiu, me formimin e nje qeverie koalicioni te gjere dhe konstituimit te institucioneve te saj qe garanton respektimin e te drejtave te pakicave dhe konsolidimin e shtetit ligjor.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›