Topi takon kreret partiake
Presidenti i Republikes, Bamir Topi, zhvilloi dje takime te vecanta me kreret e partive politike parlamentare dhe ato te te gjitha etnive te Kosoves. I shoqeruar nga kryetaret e Grupeve parlamentare te mazhorances dhe opozites, Astrit Patozi dhe Valentina Leskaj, Topi priti dhe diskutoi me delegacione te AAK-se, i kryesuar nga nenkryetari, Ahmet Isufi; te LDD-se i kryesuar nga kryetari Nexhat Daci; te AKR-se i kryesuar nga kryetari Behxhet Pacolli dhe te Partise Liberal Serbe, i kryesuar nga Sllobodan Petrovic dhe ministri serb per Pakicat, Rashic. Duke iu pergjigjur interesimit te mediave per kete takim, Presidenti Topi theksoi se ne Kosoven e lire e te pavarur, te gjitha pakicat do te gezojne lirite dhe te drejtat e tyre sipas standardeve nderkombetare. Ndersa Petrovic ka kerkuar ndihmesen e Presidentit Topi, i cili me autoritetin e tij te padiskutueshem do te mundesonte nje te ardhme te mire, jo vetem per komunitetin serb, por edhe per pakicat e tjera. Topi gjithashtu eshte takuar edhe me perfaqesues te minoriteteve boshnjake, egjiptiane, rome, ashkali dhe gorane.