E Shtunë, 31 Tetor 2026

Dimitri Rogosin largohet nga Brukseli

Raportet e Rusisë me NATO-n gjatë katër viteve të shkuara kanë qenë të paqëndrueshme.

Fillimisht konflikti në Gjeorgji çoi në mpirjen e marrëdhënieve, më pas NATO vendosi për një sistem të përbashkët me Rusinë për mbrojtjen nga raketat. Gjithmonë i pranishëm ka qenë Dimitri Rogosin, ambasadori rus në NATO dhe "fëmija plëngprishës" në radhët e diplomatëve në Bruksel. Pas vitesh, ai kthehet në Moskë si zëvendëskryeministër.

Megjithatë ai do të vazhdojë të kujdeset për mbrojtjen nga raketat, por pikërisht për këtë mund të ketë sërish ftohje, sepse SHBA-ja dhe Rusia po grinden për sistemin e mbrojtjes nga raketat.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›