E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtohet apetiti i skocezëve për pavarësi

Javën e kaluar autoritetet skoceze kumtuan se do të zhvillojnë në vitin 2014 referendumin për pavarësi, duke nisur fushatën, e cila mund të ketë për epilog copëtimin e Britanisë. Historia e Skocisë për shekuj me radhë ka qenë e ndërthurur me atë të Anglisë dhe që nga viti 1707, Skocia dhe Anglia janë pjesë e të njëjtit shtet, Britanisë së Madhe, ku e ndajnë mbretërinë, valutën dhe qeverinë me seli në Londër. Por për shekuj me radhë para vitit 1707, Skocia ishte mbretëri e pavarur, duke zmbrapsur invaduesit anglezë në një varg betejash të përgjakshme.

Në këtë pjesë të gjelbëruar të Skocisë mund të kalosh natën në hotelin Mbreti Robert, të hash në Bruce Bistro dhe të pish në pubin William Wallace-të gjithë këto vende të pagëzuara me emrat e udhëheqësve, të cilët luftuan këtu kundër Anglisë para 700 viteve.

Për shekuj me radhë, Skocia ishte një mbretëri e pavarur, duke zmbrapsur invaduesit anglezë në një varg betejash të përgjakshme, por në vitin 1707 dy vendet u bashkuan në një shtet të vetëm-Britaninë e Madhe-në të cilën ndajnë mbretërinë, valutën dhe qeverinë me seli në Londër.

Tani, një lëvizje më paqësore dhe moderne është e mendimit se përfundimisht mund ta arrijë qëllimin për pavarësimin e Skocisë.

Javën e kaluar, autoritetet skoceze kumtuan se do të zhvillojnë në vitin 2014 referendumin për pavarësi, duke nisur fushatën, e cila mund të ketë për epilog copëtimin e Britanisë.

Shumë njerëz këtu mezi e presin këtë moment. “Është kjo një periudhë e mrekullueshme, një periudhë ngazëllyese. Hymë në martesë me ta për shkak të kufijve. Tani ka ardhur momenti për t’u shkurorëzuar”, thotë Gillian Gibb, pronar i një dyqan.

Skocezëve ju pëlqen ta shohin vetën si të pavarur, si njerëz me vullnet të fuqishëm, të cilët me shekuj kanë luftuar kundër shtypjes angleze.

Dy vendet e kanë ndarë një qeveri për më shumë se 300 vjet dhe dy kryeministrat e fundit britanikë, Tony Blair dhe Gordon Brown, ishin skocezë. Çdo fëmijë skocez mëson për Bannockburnin, disa kilometra larg Stirlingut, ku mbreti skocez Robert the Bruce mposhti në vitin 1314 ushtrinë angleze, duke ja siguruar Skocisë pavarësinë e përkohshme.

Skocezët siguruan një autonomi domethënëse në vitin 1997, kur u mor vendimi për krijimin e parlamentit në Edinburgh me kompetenca substanciale.

Vitin e kaluar, partia separatiste, Partia Kombëtare Skoceze (SNP), fitoi shumicën në parlament, me premtimin se do të organizojë referendumin për pavarësi.

Ministri i parë i Skocisë, Alex Salmond, tha se në vitin 2014, skocezët do të marrin një vendim historik.

Dhe është ky një vendim, të cilin shumë njerëz në Stirling, rreth 50 kilometra në perëndim të Edinburghut, mezi presin ta marrin.

Madje edhe pas bashkimit me Anglinë në vitin 1707, Skocia ruajti tiparet e veta dalluese.

“Skocia për një kohë të gjatë megjithatë ka pasur një identitet të dyfishtë, një përzierje të skocizmit me britanizmin dhe kishte shumë pak kërkesa për pavarësi”, thotë Tom Devine, profesor i historisë në Universitetin e Edinburghut.

Lëvizja moderne për pavarësi filloi në vitet e 80-ta, dekadën e tkurrjes industriale, për të cilën shumë skocezë fajësuan qeverinë në Londër, të kryesuar nga Margaret Thacher.

Më meritori për suksesin e kësaj lëvizje është Salmondi 57 vjeçar. Edhe përkundër popullaritetit të Salmondit, duket se pjesa më e madhe e skocezëve aktualisht nuk e dëshirojnë pavarësinë e menjëhershme. Në anketat e opinionit publik, të bëra që nga vitet e 90-ta, mbështetja për pavarësi ka lëvizur ndërmjet 30 dhe 35 për qind.

Shumë vëzhgues janë të mendimit se nëse skocezëve do t’iu ofrohej mundësia, ata do të votonin për një autonomi më të madhe, e jo për pavarësi.

“Skocezët tradicionalisht kanë qenë tejet të kujdesshëm”, thotë Devine.

Frika nga paqartësia po frenon disa skocezë që të mbështesin pavarësinë, madje edhe këtu, në vendin ku janë zhvilluar dhe janë fituar disa prej betejave më të famshme kundër anglezëve.

“Është ky vend tejet i bukur”, thotë Elizabeth Breakenridge, një turiste nga Glasgou, duke qëndruar në kështjellën e Stirlingut. “Por kjo nuk është pjesë e jetës tonë të përditshme. Nuk derdh para në bankë dhe nuk na vendos ushqim mbi tavolinë”, përfundon ajo.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›