Ban Ki Moon apel për ndihmë në Gazë

Kombet e Bashkuara po apelojnë për një fond orej 600 milionë dollarësh për të ndihmuar banorët e Gazës që të tejkalojnë gjendjen ku i la ofensiva trejavore izraelite. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki-Moon, tha se ishte prekur thellë gjatë vizitës që bëri në rajon. 'Popullsia e Gazës ka qenë e ekspozuar për shkak të kufizimit me furnizime gjatë një periudhe disamujore. Kjo është arsyeja se pse ky apel i ri humanitar që OKB po bën sot, është kaq i rëndësishëm". "Me ndihmën e 613 milionë dollarëve për të cilat apelohet, OKB dhe agjensitë e tjera të ndihmës mund të nisin punën për t'i ndihmuar 1.4 civilët që jetojnë në Rripin e Gazës që të marrin veten," tha ai. Ai tha se paratë do të përdoreshin për t'u ofruar banorëve të gazës, që nga kujdesi shëndetësor, deri tek uji i pijshëm. Kreu i OKB-së për Koordinimin e Çështjeve Humanitare po ashtu tha se OKB-kja kërkonte nga Izraeli heqjen e bllokadës mbi territorin. Sipas tij, nëse pikëkalimet kufitare nuk do të hapeshin plotësisht, OKB-ja nuk do ta përmbushte dot objektivin e saj për të ndihmuar nevojtarët.