E Diel, 1 Nëntor 2026

KE:Maqedonia të ketë zgjedhje të lira

Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka kërkuar që partitë politike dhe qeveritarët që janë përgjegjës të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira. Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka paralajmëruar se do të dërgojë një mision vëzhgues gjatë kohës së zgjedhjeve vendore dhe presidenciale. Kryetarja e Këshillit të Evropës (KE), Lui Maria de Puç shpreson se kësaj here nuk do të përsëriten parregullsitë të cilat kanë qenë prezentë në zgjedhjet e kaluara parlamentare. Ajo ka shprehur besimin se zgjedhjet presidenciale dhe vendore do të zhvillohen në bazë të normave dhe standardeve të Këshillit të Evropës. Kreu i KE-së gjithashtu ka kërkuar që partitë politike dhe qeveritarët që janë përgjegjës të angazhohen që zgjedhjet të jenë të lira.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›