Shvarcenberg: I gjithë Ballkani në BE
Vjenë -Ministri çek i Punëve të Jashtme, Karel Shvarcenberg, vendi i të cilit mban presidencën e radhës të BE-së, deklaroi sot në Vjenë se gjithë Ballkani duhet të integrohet në bllokun e 27 vendeve. Gjatë fjalimit para Këshillit të Përhershëm të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE), Shvarcenberg theksoi se Ballkani Perëndimor është një nga prioritetet e kryesimit çek të BE-së.
"I gjithë Ballkani duhet të integrohet në BE. Kur flasim për bashkimin kjo do të thotë se e gjithë Evropa duhet të integrohet. Kjo duhet të bëhet gradualisht dhe jo brenda natës", sqaroi Shvarcenberg. "Po punojmë edhe për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe EULEX-it, si dhe në normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë dhe Kosovës", ka nënvizuar shefi i diplomacisë çeke.
Duke folur para përfaqësuesve diplomatikë të 56 vendeve anëtare të OSBE-së, shefi i diplomacisë çeke theksoi se prioritetet e vendit të tij gjatë kryesimit të BE-së janë në politikën e jashtme, partnetitetin me Evropën Lindore, Ballkanin Perëndimor, marrëdhëniet transatlantike dhe siguria energjetike.