McChrystal përshëndet vendimin e Obama-s për shtimin e trupave në Afganistan
Gjenerali i përgjithshëm i forcave amerikane Stanley McChrystal bëri paraqitjen e tij të parë në kongres që në gusht ku ai paralajmëroi se misioni në Afganistan do të dështonte nëse nuk shtohen trupat.
McChrystal përshëndeti vendimin e javës së kaluar të presidentit Barack Obama për dërgimin e 30000 trupave shtesë në mision.
"Jam i bindur se vitin që vjen ne do të kemi sukses. Mund të qartësoj se rebelimet e kanë humbur vrullin e tyre të mëparshëm. Gjithashtu dua të theksoj për popullin afgan se kryengritjet nuk do të fitojnë ", tha McChrystal.
Obama është duke dërguar edhe 40 mijë trupa shtesë të kërkuara nga gjenerali McChrystal, ku do të ndihmohet nga NATO.
Ambasadori i SHBA-së në Kabul, Karl Eikenberry dërgoi një memorandum për presidentin Obama ku shprehu shqetësimin e tij për dërgimin e më shumë trupave në Afganistan.
Por në një dëshmi të bërë ditën e hënë Eikenberry kërkoi që të eliminohet çdo mosmarrëveshje dhe se mbështeteste plotësisht strategjinë e re.
"Unë jam padyshim në mbështetje të misionit dhe mbështes të njëjtin mendim të gjeneralit Mçhrystal për të ecur përpara fuqishëm"-shtoi Eikenberry.
Presidenti i rizgjedhur Hamid Karzai premtoi në fjalimin e tij përurues se do të emërojë ministra të aftë dhe të ndershëm. Kabineti pritet të shpallet në ditët e ardhëshme.