Mauritani, tre shtetas spanjollë merren peng nga një grup terrorist
Një grup terrorist në Mauritani, i cili ka lidhje me organizatën e Al Kaedas, njoftoi ditën e martë se ka marrë peng tre punonjës të një shoqate humanitare.
Bëhet e ditur se te tre shtetasit janë me origjinë spanjolle.
Lajmi për pengmarrjen është publikuar prej televizionit arab Al Jazeera i cili publikoi edhe një mesazh zanor të regjistruar prej pengmarrësve spanjollë.
Ndërkohë që në Spanjë pengmarrja e tre shtetasve spanjollë nga grupi terrorist nuk mund të konfirmohet ende.
"Duke u bazuar në informacionet që kemi deri më tani, si edhe marrjen përsipër të aktit terrorist prej grupit AQIM, 3 shtetas spanjollë mund të jenë në duart e kësaj organizate terroriste. Për momentin nuk mund të konfirmoj ndonjë gjë", deklaroi ministri i Jashtëm spanjoll, Moratinos.