Itali, Berluskoni: Në shtator partia quhet “Forza Italia”
ROME - Silvio Berluskoni njofton se në shtator do të shpallë partinë e re, që do të quhet “Forza Italia”. Lajmi bëhet publik nga burime pranë liderit të “Populli i Lirisë”, të cilët thonë se ish-kryeministri e ka dhënë vetë njoftimin gjatë një takimi me kryesinë e partisë së tij në Pallatin Grazioli.
“Do të kërkoj ndryshimin e emrit”-ka thënë Berluskoni, duke hedhur poshtë zërat për përçarje në radhët brenda partisë.
“Nuk ka asnjë përçarje, PDL është e bashkuar”-ka shtuar Kavalieri në këtë takim ku u diskutua për strategjinë që do të ndjekë partia, pas vendimit të gjykatës së Kasacionit për procesin gjyqësor kundër Mediaset në 30 korrik.
Ndërkaq Berluskoni konfirmoi mbështetjen ndaj qeverisë së Enriko Letas, duke thënë se kjo qeveri do të vazhdojë përpara për të mirën e vendit.
(er.nu/news24/BalkanWeb)