Stuhi te fuqishme ne Hong Kong
Një tajfun i fortë ka goditur Hong Kongun gjatë natës duke shkaktuar dëme serioze materiale. Tajfuni “Vicente” ka sjellë erëra me shpejtësi deri në 140 km në orë dhe reshje të dendura shiu. Paralajmërimi për stuhi ishte më i madhi në 13 vite. Autoritetet vendase kanë paralajmëruar banorët mos të lëvizin nga shtëpite e tyre, ndërsa thanë se erërat e fuqishme do të vazhdonin përgjatë gjithë ditës.
Më shumë se 100 persona të moshave të ndryshme kërkuan trajtim në spitalet publike dhe 72 prej tyre u shtruan për t’u trajtuar. Në disa zona të vendit janë regjistruar përmbytje, ndërsa pemë të këputura , ndërtesa të shkatërruara dhe rrugë të dëmtuara është panorama e disa zonave që gjatë natës janë goditur rëndë nga shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta.
Qeveria e Hong Kongut ka hapur 24 strehimore të përkohshme dhe më shumë se 250 persona kanë kërkuar strehim. Të pakten 60 fluturime janë anuluar dhe të tjera janë vonuar si pasojë e kushteve të këqija atmosferike. Transporti publik ka filluar aktivitetin e tij gradualisht mëngjesin e së martës.