E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vdes gruaja e pare amerikane ne hapesire

Sally Ride, gruaja e parë amerikane që udhëtoi në hapësirë, ka vdekur në moshën 61 vjecare, 17 muaj pasi ajo u diagnostikua me kancer të pankreasit. Ajo ishte pjesë e një ekuipazhi të Shuttle në qershor të vitit 1983 Ride nuk ishte gruaja e parë në hapësirë, pasi në rang botëror ishte kozmonautja sovjetike, Valentina Tereshkova që udhëtoi në qershor të vitit 1963. Që prej misionit të saj të parë në vitin 1983, më tepër se 45 gra nga SHBA dhe vende të tjera kanë fluturuar në hapësirë, përfshirë dy si komandante të anijes. Ride vdiq të hënën në La Jolla të Kalifornisë. Një aspirante për lojtare tenisi, ajo përfundoi katër diploma universitare, duke përfshirë edhe një doktoraturë në fizikë. Në një deklaratë, Presidenti amerikan Barak Obama tha se ai ishte "thellësisht i trishtuar" për vdekjen e saj."Ashtu siç është gruaja e parë amerikane qe udhetoi në hapësirë, Sally ishte hero kombëtar dhe një model i fuqishëm ", tha ai në një deklaratë. Ride u lind dhe u rrit në Los Angeles te Kalifornise ku dhe ndoqi Universitetin e Stanfordit për master dhe doktoraturë gradë në fizikë.
Ajo u bashkua me NASA në vitin 1978 - një prej 35 njerëzve të zgjedhur.Ride vazhdoi misionin e saj të parë në hapësirë në bordin e anijes Challenger në vitin 1983. Pas largimit nga NASA, Ride u bë profesore në Universitetin e Kalifornisë, San Diego, dhe shërbeu si një mik I shkencës në Universitetin e Stanfordit. Ajo gjithashtu shkroi pesë libra shkencorë për fëmijë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›