E Diel, 1 Nëntor 2026

Gjirokastër, kapen 5 kg marijuanë, arrestohet 22-vjeçari

Policia e Gjirokastrës ka sekuestruar 5 kg marijuanë ndërsa ka arrestuar edhe poseduesin e drogës. Burime nga policia bëjnë me dije se është arrestuar 22-vjeçari Lavdim Turtulli nga Librazhdi i cili ka punuar në Lazarat për të kultivuar kanabis sativa.
 

Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve rreth orës 06.00, në vendin e quajtur "Ura e Lumit" të qytetit Gjirokastër kanë ndaluar 22-vjeçarin i cili po transportonte valixhen me lëndë narkotike. Nga kqyrja e valixhes është konstatuar se në brendësi të çantës mbuluar me rroba u gjetën 5 pako në formë cilindrike, të mbështjella me letër natriban me peshë 1 kg, gjithësej 5 kilogramë mariuanë.
 

Sipas policisë, ky shtetas kishte punuar në fshatin Lazarat rreth tre muaj tek disa banorë për të kultivuar bimë barkotike dhe në këmbim të lekëve ka marrë lëndën narkotike dhe do ta transportonte në drejtim të Elbasanit për ta shitur në sasi të vogla për përdorim të brendshëm.
 

Për t`iu shmangur pikës së Kontrollit në Kordhocë 22-vjeçari ka lëvizuar nëpërmjet kodrave të fshatit Lazart që lidhen me lagjen Zinxhira të qytetit Gjirokastër.
 

Sipas policisë, janë evidentuar edhe tre shtetas nga Lazarati dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore te veprimtarisë së tyre kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike.
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›