E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama dhe Ban Ki Mun reagojne per Sirine

Presidenti amerikan Barack Obama ka paralajmëruar presidentin sirian Bashar al-Assad se qeveria e tij do të jetë përgjegjëse nëse përdor armë kimike. Ai po fliste pasi Damasku zyrtar u shpreh kundër sulmit të jashtëm.
Sekretari i përgjithshëm i OKB-se Ban Ki-Moon tha se çdo mendim i përdorimit të armëve kimike do të ishte "i qortueshëm".
Luftimet e ashpër ka ndodhur në Aleppo, ku rebelët pohojnë se kane ne kontroll pjesën me te madhe të qytetit. Ka gjithashtu njoftime të pakonfirmuara nga aktivistët në Homs se forcat e sigurisë kanë kërcënuar për të sulmuar burgun qendror të qytetit.
Përgjigja mprehtë ndërkombëtare erdhi disa orë pasi zëdhënësi i ministrisë së jashtme te sirise me ane te nje deklarate beri te ditur se qeveria siriane disponon arme kimike. Armët janë ruajtur në mënyrë të sigurtë, tha ai, dhe Siria asnjëherë nuk do t'i përdorin ato kundër civilëve të saj por vetëm "në rast të një sulmi të jashtëm". SHBA dhe Izraeli kanë shprehur shqetësimin në lidhje me fatin e armëve Sirisë. Kryeministri izraelit Benyamin Netanyahu tha se këto armë do të ishin një kërcënim i madh nëse bien në duart e aleatëve të presidentit sirian .
Departamenti i Shtetit në Uashington tha se çdo përdorim i mundshëm i armëve të tilla do të ishte "krejtësisht i papranueshme".

Ndërkohë ashpërsohet dhuna në Siri në një kohë që Damasku dhe Alepo mbeten zonat me të goditura. Forcat e opozitës kanë regjistruar një video ku forcat qeveritare duken që shkojnë shtëpi më shtëpi dhe kërkojnë për luftëtarë rebelë në zonën e Damaskut. Shpërthime dhe zjarre janë raportuar në mbarë vendin veçanërisht në Homs, ndërkohë që kriza e refugjatëve është përshkallëzuar brenda dhe jashtë Sirisë. Rreth 1.5 milionë persona janë të pastrehë, ndërsa 115 mijë kanë ikur nga vendi i tyre .
Të dielën, Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut ka raportuar se së paku 19,106 persona ishin vrarë që nga marsi 2011. Siria fajëson për dhunën bandat e armatosura. Në qershor, qeveria siriane njoftoi se 6,947 siriane kishin vdekur, duke përfshirë këtu të paktën 3,211 civilëve dhe 2.566 forca të sigurisë dhe personel.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›