E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zjarri djeg kiosken, rrezikohet shkolla

Zjarri shkrumbon kiosken e vendosur ngjitur me shkollen 9-vjecare te fshatit Obot. Duket se nje bombul gazi ka qene fatale per pronarin e dyqanit te vogel ambulator qe shiste per nxenesit, por qe ka sjelle edhe panik tek femijet. Ngjarja ka ndodhur dy dite me pare, nderkohe qe eshte dashur nderhyrja e repartit te zjarrefikeseve per te izoluar vatren dhe perhapjen e flakeve drejt institucionit arsimor te komunes Obilike. Burime zyrtare te policise bene te ditur lajmin dhe thane se nisen hetimet pas marrjes ne pyetje te pronarit te kioskes, duke hedhur edhe dyshime per nje akt te qellimshem. Mesohet se nga zjarri i rene ka pasur vetem deme materiale, nderkohe qe per nxenesit dhe komunitetin nuk ka pasur asnje shqetesim. Dyqani sherbente edhe si nje mence per femijet dhe personelin e shkolles. Ekspertet po kryejne hetime per shkaqet reale te ngjarjes, ndersa mendohet per nje bombul te shperthyer. Kioska funksiononte prej vitesh afer shkolles dhe aty blinin pjesa me e madhe e femijeve asortimente te ndryshme gjate kohes se pushimit.

R.Ll


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›