Rama emeron Shkelqim Hajdarin ne krye te Apelit
TIRANE - Kandidati per kryeprokuror, Shkelqim Hajdari, ngrihet ne detyre. Vetem nje jave pasi u emerua prokuror i Prokurorise se Apelit, Ina Rama ka firmosur kalimin e tij ne postin e kreut te institucionit. Vendimi eshte marre nga Kryeprokurorja, e cila ka menduar qe paraprakisht ta kaloje si prokuror te thjeshte dhe me pas ta ngreje ne detyre si shef te ketij organi. Hajdari ishte nje nga konkurrentet per Prokuror te Pergjithshem fundvitin e kaluar, nderkohe qe eshte inicues i disa nismave per hetime ne prokurori dhe pjese e stafit qe hetoi vrasjen e deputetit demokrat Azem Hajdari, ne vitin 1998. Javen e kaluar, Presidenti Bamir Topi e dekretoi si pjese e Prokurorise se Apelit, ndersa diten e djeshme, Kryeprokurorja Rama e ka firmosur si kryeprokuror te Shkalles se Dyte. Hajdari njihet si nje nder projektuesit e projektligjit per ndryshime ne Kodin Penal per shitjen e ndeshjeve ne fushen e sportit, te quajtur "Me Kembe te Pastra". Ministria e Turizmit, Kultures, Rinise e Sporteve, ne bashkepunim me shoqaten kombetare te prokuroreve dhe Zyren e Mbrojtjes se Qytetareve, kane pergatitur nje projektligj, ku kerkohet denim deri ne shtate vjet burg per ata sportiste apo drejtues, qe paracaktojne me vetedije rezultatin e nje ndeshjeje. Ky eshte thelbi i ndryshimeve qe pritet te miratohen ne "Kodin Penal te Republikes se Shqiperise" ose ligjin nr. 7895 date 27.01.1995. "Paracaktimi i rezultateve ne garat sportive, perben kundervajtje penale dhe denohet me gjobe deri ne 2 vjet burgim. Po kjo veper, kur kryhet me qellim perfitimi pasuror, denohet me burgim nga 2 deri ne 7 vjet dhe gjobe nga 100 mije leke deri ne tre milione leke", eshte nje nga pikat e ketij projektligji, e cila eshte bere publike nga kryetari i shoqates se prokuroreve, Shkelqim Hajdari. Kerkesa per nje futboll "me kembe te pastra" synon rishikimin e ligjit per te frenuar fenomene si trukime, shitje, apo fiksime te rezultate ne boten e sportit, prej te cilave shpeshhere ka vuajtur jo vetem futbolli ne Shqiperi, por edhe sporte te tjera ne vendin tone. Kjo nisem ka mbetur pezull per shkak te moskalimit ne komisione e parlament te ndryshimeve ne kuadrin ligjor.
A.C
A.C