Digjet pusi i naftes, hetim punonjesve
Zjarri shkrumbon pusin e naftes dhe rrezikon banoret e zones ne Patos, ndersa policia merr ne pyetje punonjesit e ndermarrjes per dyshimet rreth nje ngjarjeje te qellimshme. Incidenti ka ndodhur mengjesin e djeshem, ne sektorin numer 9 te Dukasit, qe eshte nen juridiksionin e Qendres se Nxjerrjes se Naftes Patos. Edhe pse flaket jane lokalizuar, ende pa marre permasa te medha, policia ka nisur hetimet per te nxjerre shkaqet e renies se tij. Sipas burimeve te informacionit nga Reparti i Mbrojtjes dhe Shpetimit nga Zjarri, ne prefekturen e Fierit, mesohet se "nje vater zjarri eshte identifikuar rreth ores 06:00, prane nje pusi te ndalur nafte". Pusi i perkiste sektorit numer 9 te pompave te Ndermarrjes se Prodhimit Patos, ndermarrje me varesi nga "Albpetroli".
Ne fillim kane qene punonjesit e ndermarrjes, me sherbim gjate turnit te trete, qe kane dhene sinjalin e alarmit. Mesohet se ata kane njoftuar si fillim zjarrfikesen e kompanise se naftes dhe me pas repartin dhe policine e rendit. Nje automjet zjarrfikes nga Fieri, si dhe tjeter i "Albpetrolit", kane mundur ta vene nen kontroll situaten per afro 45 minuta. Vatra e zjarrit, fale dhe nderhyrjes se shpejte, nuk ka marre permasa tragjike, nderkohe qe perhapja rrezikonte edhe banoret e zones. Naftetaret dhe banoret e shtepive prane ketij pusi te fondit te ndaluar kane dhene ndihmen e tyre per ndalimin e flakeve.
Burime policore te Komisariatit te Fierit pohojne se zjarri mund te jete shkaktuar qellimisht, por nuk hidhet poshte edhe mundesia e shperthimit te tij nga amortizimi. Por pasojat e zjarrit vazhdojne te vihen re ne zonen perreth pusit. Kanaleve dhe tokave prane zones ku ndodhi ngjarja i eshte shtuar edhe ndotja nga nafta bruto, qe ka dale ne siperfaqe. Kjo zone njihej edhe me pare per mjedisin teper te ndotur, ndersa tani eshte shtuar edhe gjithe sasia e karburantit qe ka shperthyer dhe djegur nga pusi, pas flakeve qe e perfshine. Mesohet se edhe gazi i leshuar ne ajer, pas ketij incidenti, ka qene ne sasi te konsiderueshme. Amortizimi i puseve dhe pajisjeve te tjera qe perdoren per nxjerrjen e naftes ne zonen e Dukasit ne Patos, shpeshhere ka shkaktuar situata alarmante, duke rrezikuar seriozisht edhe jeten e banoreve, qe kane ndertuar shtepite fare prane zones naftenxjerrese. Policia ka marre ne pyetje edhe punonjesit e ndermarrjes, ndersa hetimet do vijojne nga prokuroria e Rrethit Fier.
Xhemil Beharaj