E Shtunë, 31 Tetor 2026

Britani, rrëzohet avioni ushtarak

Një avion "Tornado" i Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar mësohet se është rrëzuar sot në një zonë piktoreske të Skocisë. Policia skoceze, e cila konfirmoi aksidentin, nuk jep informacione për fatin e pilotëve apo për shkaqet e rrëzimit. "Kemi informacione se një avion u rrëzua rreth orës 11:45 pranë lokaliteteve Rest dhe Be Thankful në Arrochar", njoftoi një zëdhënës i policisë së Strathclyde. BBC-ja njoftoi se avioni i përkiste divizionit "RAF Leuchars in Fife" dhe se asnjë civil nuk ishte dëmtuar si pasojë e këtij aksidenti. Ndërsa Ministria e Mbrojtjes deklaroi se për momentin nuk dispononte informacion.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›