E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaçi: Do thellojmë reformat në drejtësi

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi gjatë një konference në Prishtinë, ka deklaruar se Kosova ka bërë përparime, duke theksuar këtu raportin e Freedom House si dhe anëtarësimin në FMN dhe Bankën Botërore.
"Raporti "Freedom House", vlerëson zhvillimet e vitit 2008 dhe ky është raporti më i suksesshëm deri më tani i nxjerr për Kosovën. Raporti vlerëson se Qeveria e Republikës së Kosovës ka arritur të mbajë stabilitet të qëndrueshëm dhe ka thelluar konsolidimin institucional efektiv, rritje të transparencës, përkundër sfidave të shumta që jemi përballur. Përkushtimi ynë për të implementuar provizionet e propozimit të presidentit Ahtisaari, është vlerësuar lartë dhe ne do të vazhdojmë me këtë trend"-theksoi Thaçi gjatë konferencës për shtyp. Ai shtoi se raporti vlerëson progresin e arritur në qeverisjen lokale, si rrjedhojë e progresit të arritur në procesin e reformimit të pushtetit dhe përmirësimit të qeverisjes lokale. "Ngecjet e identifikuara në sistemin gjyqësor, janë shqetësim që nga dita e parë edhe për Qeverinë e Kosovës. Ne kemi qenë edhe insistues, por në të njëjtën kohë edhe kritikues të zëshëm në këtë drejtim. Ne kemi kërkuar dhe vazhdojmë që të thellohen reformat, si kusht i domosdoshëm për të fituar edhe drejtësia në Kosovë. Ne, si Qeveri e Republikës së Kosovës, do t'i përmbushim të gjitha obligimet brenda kompetencave tona, për të thelluar reformat e nevojshme, kompetenca këto që dalin nga Kushtetuta e Republikës së Kosovës"-vijoi kryeministri kosovar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›