E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun: Fund arrestimeve dhe dhunës në Iran

New York- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Mun, ka bërrë thirrje për dhënien fund menjëherë të arrestimeve, kërcënimeve dhe përdorimit të dhunës në Iran. Ai i bërri thirrje autoriteteve iraniane që të respektojnë të drejtat themelore qytetare, veçanërisht lirinë e grumbullimit dhe atë të shprehjes.

Më herët, ka pasur përleshje në kryeqytetin Teheran mes policisë dhe demostruesve që protestojnë kundër zgjedhjeve të debatueshme presidenciale.

Mitingu i opozitës ndodhi pavarësisht një paralajmërimi të bërë nga Rojet Revolucionare se protestuesit do të ndeshen me atë që e cilësuan konfrontim revolucionar.

I fejuari i një vajze iraniane të vrarë gjatë protestave anti-qeveritare të së shtunës, thotë se autoritetet e kanë ndaluar famljen e saj të zhvillojë një shërbim përkujtimor publik.
Vdekja e Neda Agha Soltan është rregjistruar në video dhe ka qarkulluar në internet.

Pamjet e fytyrës së saj të gjakosur janë shfaqur nëpër pllakatet e mbajtura nëpër demostratat që pasuan.

I fejuari i saj, Kaspian Makan, i tha BBC-së se autoritetet fetare dhe milicia proqeveritare, Basixhi, e kishin ndaluar familjen e saj të mbante një shërbesë memoriale në një xhami të Teheranit, sepse kishin frikë se ajo do të shndërrohej në një simbol të një lëvizje proteste.

///start-bbc///

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›