E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nano&Meta: Rama bashkohu!

Tiranë Ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano i pranishëm sot në takimin e iniciuar nga Lëvizja Socialiste për Integrim, tha gjatë një konference për shtyp se, ‘angazhimi im në vite në spektrin e majtë dhe në krye të PS-së ka qënë dhe mbetet bashkërendimi i kontributetve, bashkimi i së majtës, reformiMi dhe bërja e saj më konkurruese’.

Nano theksoi gjithashtu se ishte i pranishëm në këtë takim në emër të socialistëve. "Unë nuk i kam ndërprerë takimet me socialistët,- tha ai, duke shtuar se,- dhe mesazhi shqetësues që vjen nga të katër anët e territorit zgjedhor të Shqipërisë, është pikërisht mbështetja e këtij bashkëpunimi midis liderëve të së majtës".

“E djathta u kthye në pushtet katër vjet më parë për shkak të përçarjes të së majtës”, tha z. Nano, i cili përgëzoi kolegët “për këtë iniciativë për të punuar në një front të përbashkët ndaj regjimit të vjetër të Berishës”.

I pyetur nëse ky bashkim realizohet për të larguar Kreun e PS-së, Edi Rama, Z. Nano, sqaroi se, “ ky takim nuk drejtohet kundër askujt, por është në dobi të të gjithëve dhe të së majtës”

Ndërsa, Kryetari i Lëvizjes Socialiste, Ilir Meta, se “ ftesa për bashkëpunimin e së majtës mbetet ende e hapur”. “LSI ka qënë e hapur për të bashkëpunuar për mbrojtjen e standarteve të zgjedhjeve në 28 qershor, por dhe për të krijuar një frymë sa më optimiste përmes një koordinimi të të gjithë forcave dhe të aktorëve të majtë, për fitoren e sigurt të opozitës në tërësi dhe të majtës progresiste në zgjedhjet e 28 qershorit”, u shpreh Meta.

Në takimin e kërkuar nga Lideri i LSI-së, Ilir Meta, nuk ishte i pranishëm Kryetari i PS-së, Edi Rama, si dhe përfaqësues të tjerë të spektrit të mjatë, si Kreu i PSD-së, Skënder Gjinushi, e kryetari i PDS-së, Paskal Milo.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›