Koshtunica: Pranimi i EULEX, thikë pas shpine për Serbinë
BEOGRAD - Ish- kryeministri serb Vojisllav Koshtunica ka kritikuar qeverinë serbe se po i ngul një thikë pas shpine shtetit. Koshtunica ka vlerësuar se “me pranimin e EULEX-it, qeveria e Serbisë i ngul thikën në shpinën shtetit, Kosovës dhe luftës së deritashme për mbrojtjen e interesit shtetëror dhe kombëtar”.
“Është e mjerë demagogjia se na qenka një EULEX që nuk është i Ahtisaarit dhe që nuk e zbaton planin për pavarësinë e Kosovës”, ka deklaruar Koshtunica për agjencinë serbe të lajmeve “Beta”.
(a.s/Balkanweb/REL)