E Diel, 1 Nëntor 2026

Asad kokëfortë: Do t’i thyejmë rebelët

Asad theksoi qartë se nuk ishte i gatshëm të hiqte dorë, pavarësisht thirrjeve të shumta nga populli dhe strukturave ndërkombëtare për t'u larguar nga pushteti.

“Situata në terren është më e mirë, por nuk kemi fituar ende, kjo kërkon më tepër kohë”, deklaroi ai në një intervistë për kanalin televiziv pro-regjimit, “Ad-Dunia”.

Presidenti pranoi se regjimi i tij kishte bërë shumë gabime, por që akoma gëzon një lidhje të fortë mes pushtetit dhe popullit.

Numri i viktimave sa vjen e rritet për shkak të luftimeve të vazhdueshme mes rebelëve dhe forcave të regjimit, të cilët në përpjekje për të asimiluar rebelët po u marrin jetën edhe anëtarëve të popullsisë cilvile./Start/

                                                                                             2012-08-29 16:12
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›