Ban Ki-Mun kerkon miratimin e planit te tij per Kosoven
Sekretari i pergjithshem i OKB Ban Ki-Mun i ka bere thirrje institucioneve ne Prishtine, qe ta pranojne planin e tij gjashte pikesh per vendosjen e misionit evropian EULEX, ne Kosove. Institucionet e Kosoves e kane refuzuar kete plan te harmonizuar me Beogradin, qe shkaktoi shtyrjen e seances se KS te OKB, te parashikuar dy dite me pare. Plani parashikon qe EULEX-i te vendoset ne Kosove ne baze te Rezolutes 1244 dhe jo mbi bazat e planit te Marti Ahtisaarit. Autoritetet ne Prishtine thone se Serbia nuk mund te perzihet ne punet e brendshme te Kosoves, sepse prej shkurtit ajo eshte shtet i pavarur i njohur prej 52 vendeve. Ban Ki-Mun megjithate shpreson se Kosova deri te premten do ta ndryshoje qendrimin. “Jam ne kontakte te ngushta me lideret e BE dhe qeverise amerikane. Gjate samitit ne Sharm el Sheik kemi pasur takime te shumta me ministrat e Jashtem te shteteve anetare te BE dhe SHB, ndersa per kete ceshtje kam biseduar edhe presidencen e BE”, beri te ditur sekretari i pergjithshem i OKB-se, duke shtuar se topi tani eshte ne gjysmefushen e Kosoves. Autoritetet e Kosoves dje serish e kane refuzuar planin, ndersa Presidenti i Serbise Boris Tadic, gjate vizites ne Varshave te Polonise, deklaroi se Beogradi do te terheqe dakordimin ne qofte se ndryshohet dicka ne propozimet e Ban Ki Munit. Sipas tij, Serbia e mirepret pranine e EULEX-it ne Kosove, perderisa misioni i BE-se e respekton parimin per te qendruar neutral ndaj statusit dhe qe vendimi te merret patjeter ne Keshillin e Sigurimit te OKB-se.