E Shtunë, 31 Tetor 2026

“EULEX, ne anen e Kosoves”

Sipas saj, misioni ne Kosove s'eshte per te pranuar pavaresine, pasi kjo varet nga shtetet, individualisht

Kryetare e Komisionit per Ballkanin Perendimor ne Parlamentin Evropian, Doris Pak, ne nje interviste per Radio Evropa e Lire u shpreh se EULEX-i s'eshte i paanshem, pasi eshte ne anen e qytetareve qe jetojne ne Kosove. Sipas saj, misioni i Bashkimit Evropian ne Kosove s'eshte per te pranuar apo jo pavaresine, pasi kjo varet nga shtetet, individualisht.

Zonja Pak, e ardhmja e EULEX-it duket e paqarte. Ku qendron BE-ja ne gjithe kete konfuzion?

Bashkimi Evropian eshte aty i perfshire ne te gjitha keto diskutime, here direkt e here jo. Para se gjithash, EULEX-i eshte shpikje evropiane dhe ka te beje me pranine tone ne Kosove. Ne kete kuptim, jemi shume te interesuar per rezultatin e bisedimeve. Dua te theksoj se bisedimet nuk kane perfunduar dhe palet nuk e kane thene fjalen e tyre te fundit. Shpresoj qe te dyja palet, si shqiptaret dhe serbet ne Beograd, te jene konstruktive.

EULEX-i eshte parapare me planin Ahtisaari. Ndryshimet rreth misionit qe kerkohen nga kreu i OKB-se, kerkojne ndryshimin e planit Ahtisaari. A eshte BE-ja e gatshme per ndryshime ne planin ne fjale?

Gjashte pikat nuk kane te bejne me permbajtjen e planit te Martti Ahtisaarit. Me duhet te them se nuk i njoh gjashte pikat ne fjale, pasi ishte OKB-ja ajo qe i vuri mbi tryezen e bisedimeve. Ajo qe eshte e rendesishme, eshte se pikat ne fjale nuk mund te ndryshojne permbajtjen e EULEX-it, i cili eshte vecanerisht i rendesishem per serbet e Kosoves, per decentralizimin dhe sistemin gjyqesor.

A mundet EULEX-i, i cili do veproje sipas ligjeve dhe Kushtetutes se Kosoves, te jete neutral ndaj statusit?

Duhet te gjejme uren lidhese mes asaj, se kemi nje Kosove te pavarur dhe nga ana tjeter, kemi UNMIK-un dhe Rezoluten 1244. EULEX-i nuk eshte neutral dhe nuk eshte i paanshem. EULEX-i eshte ne Kosove per te kryer nje numer detyrash shume te rendesishme, vecanerisht ne favor te serbeve qe jetojne atje. EULEX-i nuk eshte i paanshem, pasi eshte ne anen e qytetareve qe jetojne ne Kosove. Natyrisht, EULEX-i nuk eshte ne Kosove per te pranuar apo jo pavaresine, pasi kjo varet nga shtetet individualisht.

A ka BE-ja ndonje linje te kuqe qe nuk duhet kapercyer gjate ketyre bisedimeve me Kosoven, Serbine dhe OKB-ne?

Linja e kuqe eshte se EULEX-i duhet te shperndahet ne te gjithe Kosoven dhe te permbushe objektivat qe i kemi vene, pasi jane ne pyetje parate e taksapaguesve tane. Te gjithe i dine detyrat dhe duhet t’i permbushin. E perseris, EULEX-i eshte aty per gjithe vendin dhe nuk mund te kete ndarje brenda vendit sa i perket vendosjes se ketij misioni.

A lidhen paqartesite e EULEX-it me ndarjet brenda BE-se?

Nuk mendoj se kemi te bejme me nje gje te tille. Ka qene nje qasje e perbashket per dergimin e misionit dhe mendoj se ende ekziston mirekuptimi i pergjithshem per vendosjen e ketij misioni.

Pse BE-ja duhet te negocioje me Beogradin per EULEX-in dhe jo me serbet e Kosoves? A e minon kjo qasje sovranitetin e Kosoves?

Problemi qendron se serbet e Kosoves e degjojne shume Beogradin. Se dyti, ende eshte ne fuqi Rezoluta 1244 dhe askush nuk mund ta mohoje nje fakt te tille. Ne kete kuptim duhet te gjejme nje ure lidhese mes realitetit te Kosoves se pavarur dhe objektivave te 1244-shit. Kjo duhet bere me ndihmen e OKB-se, derisa edhe BE-ja eshte e perfshire ne bisedime.

Shprehet besimin se do gjendet zgjidhje e situates, pasi EULEX-i eshte ne te mire te serbeve. A do te thote kjo se do te jete Beogradi qe do te leshoje pe rreth 6 pikave?

Te gjithe duhet te ndihmojne qe misioni i EULEX-it te behet funksional. Ne kete kuptim eshte Beogradi dhe serbet e Kosoves, qe kane interes per EULEX-in, andaj serbet e Kosoves duhet t'ia bejne te qarte Beogradit se eshte ne favor te tyre.

Shqetesimi kryesor per udheheqesit e Kosoves lidhur me 6 pikat, eshte minimi i sovranitetit. Cfare garancish mund te jape BE-ja se kjo nuk do te ndodhe?

Nuk duhet ta shtyjme diskutimin shume ne drejtim te drojes dhe rreziqeve. Realiteti per njeren pale eshte pavaresia, por jo edhe per tjetren. Ne keto kushte duhet te fokusohemi tek qellimet e EULEX-it. Bazuar ne keto objektiva, duhet te jemi te vendosur per shperndarjen e misionit ne gjithe vendin. Ne te kundert, do te ishte deshtim i EULEX-it nese do te vepronte vetem nen lumin Iber. Nuk besoj se jemi te gatshem te pranojme deshtimin.

Kur do te jete EULEX-i funksional ne gjithe Kosoven?

Mendoj se ne dhjetor do te filloje. Shpresoj qe mosmarreveshjet te gjejne zgjidhje deri ne fund te nentorit. Une nuk jam e perfshire ne negociata, por e di se po zhvillohet nje dialog konstruktiv.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›