Nafta, cmimi do t'i kthehet rritjes
Agjencia Nderkombetare e Energjise nuk parashikon qe cmimet e lira te naftes te vazhdojne per nje kohe te gjate. Sipas nje raporti te publikuar dje, nga Angjecia e Energjise e krijuar nga OECD, deri ne vitin 2030 cmimet e naftes do te arrijne ne nivelin 200 dollare per barrele dhe shume shpejt cmimi do arrije serish nivelin e 100 USD per fuci. Raporti thote se, kerkesa globale per energji do te rritet me 1.6 per qind ne vit, ne dy dekadat e ardhshme. Bota nuk eshte duke vrapuar jashte varesise se naftes, nderkohe qe mosrritja e rezervave ne menyre te mjaftueshme per te perballuar kerkesen do ushtroje presion ne rritjen e cmimit. Aktualisht cmimet e karburanteve kane pesuar nje ulje drastike, per shkak te recensionit ne te cilin eshte futur ekonomia globale nga kriza financiare. Cmimi i nje fucie nafte ka rene ne nivelin 60 USD nga me shume se, 140 dollare qe ishte ne muajin qershor. Nafta dhe gazi plotesojne 60% te nevojave te njerezimit per energji. Parashikohet qe kerkesa per energji te rritet mbi 50% deri ne vitin 2030, kryesisht per shkak te industrializimit te Kines dhe Indise dhe shtimit te popullsise. A do te ece edhe energjia me te njejtat ritme per plotesimin e ketyre kerkesave ne rritje? Nje nga ekspertet e njohur te energjise Dieter Helm, nga Universiteti i Oksfordit, thote se, "menyra me e mire per ta trajtuar ceshtjen e sigurise se energjise, dhe nese kerkesa perputhet me oferten, eshte qe mos shohim nese ka energji te mjaftueshme, sepse sigurisht qe ka, por nese kjo energji sigurohet me nje kosto qe mund te perballoje jeten e industralizuar sot dhe industrializimin qe po ndodh ne Kine, Indi apo Lindjen e Larget. Ne te ardhmen e afert apo afatmesme furnizimi me nafte do te varet nga politika e Irakut, Iranit, Arabise Saudite apo Rusise, ku jane perqendruar rezervat konvencionale te naftes dhe gazit. Ndersa ne nje perspektive me afatgjate kjo varet nga teknologjia." Askush nuk e di se ku do te na coje teknologjia ne fushen e energjise.
B.H.
B.H.