E Shtunë, 31 Tetor 2026

Thaci: Endrrat e Beogradit per te prekur sovranitetin, ka vdekur

Endrrat e Beogradit per te prekur sovranitetin e Kosoves kane vdekur me shpalljen e pavaresise. Kjo ka qene pergjigjja e kryeministrit Hashim Thaci, ndaj planit 6 pikesh te Kombeve te Bashkuara i hartuar si kompromis per Beogradin per ta pranuar misionin e EULEX-it. Dje kryeministri ka perseritur vendosmerine e pales kosovare per te refuzuar elemente thelbesore te planit 6 pikesh, i cili eshte pare ne Prishtine si cenim i teresise tokesore te Kosoves. Ai theksoi edhe nje here vendosmerine e institucioneve te Kosoves per te mos leshuar pe, para presionit te bashkesise nderkombetare, lidhur me planin 6 pikesh te Ban Ki-Munit, zbatimi i te cilit eshte i lidhur ngushte me funksionalizimin e misionit te EULEX-it ne tere territorin e Kosoves. Duke folur pas mbledhjes se grupit parlamentar te PDK-se, kryeministri Thaci tha se Prishtina nuk pranon elementet thelbesore te planit 6 pikesh, te cilin Kombet e Bashkuara e kane hartuar si kompromis per Beogradin, qe te pranoje misionin e EULEX-it. Kreu i ekzekutivit perjashtoi cdo mundesi qe plani, ne fund te imponohet nga bashkesia nderkombetare. “ Per Prishtinen nuk do te kete imponime, ne jemi ne nje proces te hapur. Beogradi mund te prezantoje cka mund te prezantoje, por endrrat e Beogradit per te prekur sovranitetin e Kosoves kane vdekur me 17 shkurt te vitit 2008 ”, tha Thaci.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›