Grup ekspertesh per dhunen ndaj 19-vjecarit
Sarande- Pas arrestimit te oficerit te krimeve Ardit Hasanbega per dhunen e ushtruar ndaj 19 vjecarit Aristidh Gllucaj, i ndaluar nen akuzen e trafikut te klandestineve, nje grup ekspertesh te Mjekesise Ligjore kane mberritur dje ne qytetin e Sarandes. Ata kane vizituar te demtuarin ne spital per te percaktuar shkallen e demtimit dhe shkaqet. Oficeri pritet te dale sot ne gjykate per masen e sigurise nen akuzen e “veprimeve arbitrare”, ndersa u denoncua fillimisht nga familjaret e te riut dhe me pas Avokat i Popullit. Prokuroria ka marre ne dore hetimet per kete ceshtje, nderkohe qe oficeri Hasanbega ka mohuar akuzat. Por i ashper ka qene edhe reagimi i prinderve te agjentit te policise, te cilet e quajten nje padrejtesi arrestimin e djalit te tyre dhe te fryre qellimisht kete ceshtje. Qemal dhe Hervehe Hasanbega, prinderit e Arditit, te tronditur pas ndalimit te djalit, e cilesuan ngjarjen nje “fryrje nga ana e avokatit te te riut per te evidentuar punen e tij”. “Djali yne eshte shkolluar ne nje institucion policor me qellim qe t’i sherbeje qytetareve, shtetit dhe ligjit dhe nuk eshte akuzuar kurre per dhune fizike gjate punes disavjecare”, shprehen ata te indinjuar dhe me shprese tek drejtesia. Ata nuk besojne faktin qe Arditi te kete ushtruar dhune dhe se ditet e ardhshme do te zbardhin te verteten. Gllucajt i ra te fiket gjate mases se sigurise ne Gjykaten e Sarandes, ndersa nen akuze u vu oficeri i krimeve qe beri dhe ndalimet e dy te dyshuarve si trafikante klandestinesh.
Bardhyl Bejko
Bardhyl Bejko