E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ban Ki Mun viziton Somalinë

Sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki Mun ka mbërritur sot në Mogadishu, duke u bërë zyrtari më i lartë i huaj që e ka vizituar Somalinë prej shumë vjetësh.

Ban Ki Mun, i cili mbante një jelek anti plumb, është pritur nga kryeministri somalez, Abdiveli Mohamed Ali në aeroportin e kryeqytetit.

Somalia, një vend i shkatërruar nga lufta civile dhe uria, nuk ka pasur një qeveri funksionale që nga viti 1991.

Qeveria në tranzicion, e mbështetur nga Kombet e Bashkuara, po ballafaqohet me militantët islamistë al-Shabab, të cilët kontrollojnë pjesën më të madhe të Somalisë qendrore dhe jugore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›