E Diel, 1 Nëntor 2026

Moti i keq përfshin Britaninë e Madhe

Stuhi të fuqishme dhe erëra të forta kanë përfshirë një pjesë të madhe të Skocisë gjatë orëve të fundit, duke lënë mijëra njerëz pa energji elektrike, duke provokuar bllokimin e rrugëve dhe mbylljen e shkollave. Nga moti i keq është prekur gjithashtu, edhe sistemi i transportit ajror.

Erërat e forta dhe shiu kanë përfshirë dhe Irlandën e Britaninë. Kushtet e këqija atmosferike në Skoci kanë detyruar autoritetet vendase t`i kërkojnë qytetarëve të mos ndërmarin udhëtime jashtë vendit. Në Britaninë e Madhe dhe Irlandën e Veriut, shpejtësia e të cilës ka kaluar më shumë se 160 km/ orë. Pjesa Qendrore e Skocisë ka qenë më e goditura, ndërkohë që autoritetet kanë dhënë edhe këshilla për drejtuesit e automjeteve.

Situata paraqitet mjaft e vështirë në veri dhe jug të vendit ndërsa pjesa më e madhe e rrugëve kryesore janë bllokuar. Autoritetet në Britaninë e madhe kanë paralajmëruar banorët për përmbytje dhe të bëjnë kujdes, ndërsa mjaft fluturime janë anulluar. Parashikimet meteorologjike kanë bërë të ditur se situata do të vazhdojë e njëjtë edhe për ditët në vazhdim, ndërkohë që i ka bërë thirrje banorëve të marin masat e nevojshme. Gjendja paraqitet më e keqe në qytetet bregdetare dhe në Skoci, ku janë anulluar disa fluturime dhe është bllokuar transporti detar. Autoritet skoceze kanë ndaluar qarkullimin për motoristët.

Gjithashtu, janë lëshuar shtatë alarme për përmbytje, rreth disa zonave të ndryshme të ndodhur buzë lumenjve apo liqeneve. Ndonëse për fat të mirë nuk ka njoftim për të lënduar, autoritetet kanë paralajmëruar për “kujdes ekstrem”, për shkak të mundësisë së rrëzimit të pemëve, pjesë të çative të shtëpive apo linjave të elektricitetit
 
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›