E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paulson: 700 miliardë dollarë për krizën

Sekretari amerikan i thesarit Henry Paulson ka deklaruar se qeveria ka hedhur planin fillestar të shpëtimit financiar prej 700 miliardë dollarësh. Paulson tha se qeveria amerikane nuk do të blejë hipoteka të këqija, që janë thelbi i krizës financiare, sic ishte planifikuar fillimisht. Në vend të kësaj, ai u shpreh se Thesari do të blejë aksionet në bankat me telashe për t'i inkurajuar ato që të rifillojnë me kreditë normale. "Në këto javët e kaluara kemi vazhduar, që të ekzaminojmë përfitimet relative nga blerja e hipotekave jolikuide. Vlerësimi ynë në këtë kohë është se kjo nuk është mënyra më e mirë për t'i përdorur këto fonde, por do të vazhdojmë që të ekzaminojmë nëse këto forma të blerjes së aseteve mund të luajnë rol të dobishëm, që lidhet me përdorimin e burimeve tjera potenciale, për të ndihmuar dhe forcuar sistemin tonë financiar dhe për të mbështetur kreditë", tha Paulson. Më shumë se dy mijë banka mund të jenë të përshtathsme për një injeksion kapital të qeverisë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›