Kadili: Kryeprokurorja spekuloi me ekspertizën e FBI-së

Deputeti demokrat, Fatbardh Kadili, duke iu referuar medieve, tha se sot ato nxorën në dritë të tjera mashtrime të kryeprokurores për hir të mandatit të dytë të saj.
“Dua t’i rikujtoj shqiptareve sot, se më datën 22 Janar, në orën 4 të mëngjesit Edi Rama, që kërkonte në mënyrë ultimative arrestimin horrave të Gardës, e heronjve qe mbrojtën Kushtetutën dhe ligjet e vendit, duke i cilësuar si persona shoqërisht të rrezikshëm, ekzaktësisht siç shprehet Kryeprokurorja publikisht dhe në akuzë, u deklaroi shqiptareve se Drejtori i Përgjithshëm i Policisë i ka thënë në telefon Prokurores së Përgjithshme se nuk do të ekzekutojë vendimet pasi aty ka lapsus, duke dëshmuar kështu bashkërendimin e ngushtë midis tyre”, tha ai.
Më tej, deputeti demokrat u shpreh se “se pas 1 viti, në intervistën e saj "shoqja e bulevardit" apo Prokurorja e Përgjithshme akuzoi Gardistët për vrasje me dashje dhe spekuloi me ekspertizën e ardhur nga FBI”. “Sqarojmë shqiptarët se në ekspertizën e FBI dhe në asnjë ekspertizë tjetër, në asnjë germe dhe asnjë rresht, nuk bëhet fjalë për vrasje me dashje, por për të shtëna vdekjeprurëse, ndërsa akuza e Prokurores është formuluar nga Edi Rama ne kryesinë e Partisë Socialiste, ne një tentativë të pashpresë të tyre për t’i shpëtuar përgjegjësisë për 21 Janarin”, vijoi ai. /Start/
2012-01-29 12:46