E Diel, 1 Nëntor 2026

Branitellat, VMRO DPMNE do kalim të përshpejtuar proçedurash

VMRO DPMNE siç njoftojnë burime partiake në parlament është seriozisht duke menduar të tërheq ligjin për Branitella dhe të njëjtin ta propozoj me procedurë të përshpejtuar duke anashkaluar kështu komisionet parlamentare dhe stërgjatjen e fjalimeve të deputetëve të BDI-së. Siç bëhet e ditur nga mediat maqedonase kjo ka qenë edhe pjesë e bisedimeve të sotme të kreut të VMRO DPMNE-së Nikolla Gruevski me partnerët e tij të koalicionit që u zhvillua në nje hotel në Shkup. Pas takimit deputeti i kësaj partie Ilija Dimovski zyrtarisht nuk ka paralajmëruar një gjë të tillë por ka thënë se qëndrimi i partisë së tij dhe partnerëve të koalicionit mbetet i njëjtë, Ligji për Branitellat është pozitiv dhe i njëjti do të miratohet. Sipas tij nuk është shqyrtuar mundësia për zgjedhje të parakohshme por ka theksuar se VMRO DPMNE-ja është partia më e përgatitur se cila do tjetër të shkoj në zgjedhje.
 

“Republika e Maqedonisë funksionon në bazë të Kushtetutës dhe në bazë të ligjeve Kuvendi i RM-së funksionon në bazë të Rregullores dhe rregullave tjera që ekzistojnë për punë e tij. Deputetët në kuadër të atyre mundësive veprojnë ashtu siç mendojnë, shohim se rregullorja ashtu siç është edhe sot mundëson një diapazon të gjerë të mundësive që të shfrytëzohen rregullat. Ajo që ne dëshirojmë ta potencojmë sërish është se ligji për `Branitellat`, është ligj pozitiv i cili askujt nuk i merr kurrfarë të drejte dhe mundësie, përkundrazi e thelon këtë materie ëpr të cilën tanimë ka një ligj të miratuar në RM.

Prandaj vlerësojmë që partitë politike duhet ta tejkalojnë periudhën ku me emocione komentonin rreth ligjit për Branitellat, dhe të bëjnë përpjekje që në mënyrë racionale ti shohin propozim ligjin për Branitelat. Nuk e shqyrtuam atë mundësi ishim të koncentruar në përgatitjen e konceptit rreth pjesëmarrjes në zgjedhjet lokale. Për VMRO-DPMNE nuk është opsioni më i dëshirueshëm zgjedhje të parakohshme, por potencojmë se VMRO-DPMNE është partia më e përgatitur në rast se do të ketë zgjedhje të parakohshme dhe të hyj në fushatë zgjedhore”, tha Ilija Dimovski.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›