E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merkel dhe Monti dënojnë sulmet ndaj Ambasadave

Kryeministri italian Mario Monti dhe kancelarja gjermane Angela Merkel kanë shprehur shqetësimin e përbashkët për dhunën e vazhdueshme në Lindjen e Mesme .Gjatë të premtes teksa kanë përshëndetur zhvillimet e fundit në Eurozonë, të dy homologët në një bisedë telefonike kanë dënuar dhunën e ditëve të fundit në Lindjen e Mesme.

“Vlerësimi i përbashkët është se java e kaluar ka qenë shumë pozitive për Evropën ", thanë në një deklaratë të përbashkët të dy liderët.

Kostot e huamarrjes për Italinë ranë në nivelin më të ulët në gjashtë muajt e fundit, pas njoftimit të Bankës Qendrore Evropiane se ajo ishte e gatshme që të blejë bonot e qeverive në gjendje të vështirë, dhe zotimit të Rezervave Federale të SHBA-së për një pako të re stimuluese.

Të dy udhëheqësit ndanë “shqetësimin e përbashkët për situatën në Lindjen e Mesme”, ku Monti i ka përcjelle Merkelit “solidaritetin” e tij dhe popullit italian për sulmin kundër ambasadës gjermane në Sudan.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›