E Diel, 1 Nëntor 2026

Ban-Netanjahut: Mos ndaloni transferimin e fondeve palestineze

Gjatë një bisede telefonike me Netanjahun të premten, Ban riafirmoi mbështetjen e tij për bashkimin e organizatave palestineze nën drejtimin e Abasit, dhe bëri thirrje që edhe kryeministri izraelit të japë një mundësi për një marrëveshje historike paqeje.

“Sekretari i Përgjithshëm nënvizoi se bashkimi i organizatave palestineze i cili sapo është arritur,si i tillë, ëhshtë diçka e mirë të shihet se si ecën përpara”, theksoi zyra e Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së.

“Ai gjithashtu i kërkoi Izraelit të mos ndalojë transferimin e të ardhurave tatimore për autoritetin palestinez”, shtohet më tej në komunikatë./Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-07 10:13
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›