Financa islame, receta e krizës globale

Në themel të krizës financiare globale e cila ka shtyrë drejt falimentimit shumë institucione financiare dhe shtete si Irlanda, Greqia, Portugalia qëndrojnë abuzimet e rritjes dhe zvogëlimit të boshllëkut të krijuar nga sistemi i mbështetur në interes.
Sektori financiar islam i mbështetur në udhëzimet e Islamit dhe refuzues i interesit duket se nuk është prekur aspak nga kriza globale. Sistemi financiar islam po analizohet në një libër të ri si një port i sigurt dhe shpëtim për shumë investitorë.
Libri i titulluar “Qëndrueshmëria e sistemit financiar islamik” mban firmën e autorëve H.Askeri, Z. İkbal, N. Krichene dhe A. Mirakhor dhe përpiqet të shpjegojë financën islame me terma të kuptueshme dhe nga ekonomistët perëndimore.
Duke shpjeguar rolin e interesit në këtë krizë globale, analizohet zgjidhja strukturore që i sjell çështjes sistemi financiar islamik.
Ja si shprehet drejtori i përgjithshëm i bankës kombëtare të pagesave dhe drejtues i Jp Morgan Chase International, Andrew Crockett rreth librit:
“Gjatë 25 viteve të fundit sistemi financiar islamik (në përputhje me sheriatin) ka shënuar zhvillim të konsiderueshëm. Që nga viti 2007 në llogaritë bankare është mbledhur një shumë prej 600 miliardë të hollash. Një pjesë të rëndësishme përbëjnë dhe bonot islame ose ndryshe sukuk. Këtu duhet të shtojmë dhe faktin se financa islame nuk kufizohet vetëm në vendet islame”.
HSBC; JPMorgan dhe institucione tjera globale kanë filluar të përdorin shërbime në përshtatje me ligjin islam në rrjetet globale. Dhe ç’është më e rëndësishmja, koncepti i sistemit financiar islamik po përforcohet dita ditës. Llogaritë dhe mjetet e financës islame kanë shënuar një rritje dy here më të madhe se sistemi klasik.
Nëse marrim parasysh madhësinë e tregut dhe të ardhurat e shteteve islame, pasanikëve te naftës mund të themi se kjo punë do të ketë suksesin e saj.
Por në mesin e enzimës së këtij aktiviteti praktik mungojnë punime apo studime cilësore të përgatitura nga ekonomistë të aftë. Parë nga ky këndvështrim, ky libër i përgatitur nga ekonomistë myslimanë të arsimuar në perëndim do të korrë sukses. Studimi i cili mbledh dhe zhvillon studimet e mëparshme është një vepër e rëndësishme për të interesuarit rreth ndikimit të sistemit financiar islamik.
Libri shqyrton terma tradicionale të ekonomisë të lidhura dhe me financën islame. Vlerëson veçoritë e mjeteve të financës islame dhe shpjegon termat islame me gjuhën e ekonomistëve. Një libër i pazëvendësueshëm për ato që kërkojnë të fitojnë më shumë njohuri rreth natyralitetit të mjeteve financiare islame dhe për mënyrën sesi mund të funksionojë sistemi financiar islamik në shekullin XXI.
Të gjithë janë në dijeni të faktit se ligjet islame refuzojnë pagesën e interesit (është shumë interesante, kjo ndalesë nuk ndryshon as për disa fe të tjera). Por, mësimet sociale të pasqyruara pas këtij ndalimi dhe proceset e lira ekonomike në mes myslimanëve për fat të keq nuk njihen ose njihen shumë pak nga jo myslimanët.
Rrënjët e financës islame mbështeten në mësimet e profetit Muhamed dhe kanë si burim urdhrat sociale, kulturore dhe morale të Kuranit. Janë botuar shumë libra rreth lidhjes në mes financës islame dhe urdhrave të Kuranit. Por ekziston shumë pak informacion rreth lidhjes në mes financës islame dhe doktrinës së ekonomisë tradicionale apo rreth mënyrës sesi do të triumfojë sistemi financiar islamik në ditët e sotme ku mbizotëron paqëndrueshmëria dhe rrëmuja. Ky libër në fakt mbush këtë boshllëk informimi.
Libri fillon me një vështrim të përgjithshëm mbi teorinë klasike të kapitalit. Duke analizuar si një rezultante të kthyeshme burimet kapitale si interesi (kthimi i kapitalit) dhe përfitimi (kthimi i investimit), libri shënjon qëndrueshmërinë e ndalesave dhe termave të sistemit islam. Autorët analizojnë dhe mendimet e ndjekësve të kësaj rruge si Adam Smith, David Ricardo, Jevons, Karl Marks, Bohm-Bawerk, Wicksell.
Krahas pasqyrimit të përpjekjeve të ndarjes së funksioneve rrezikuese me arritjen e kapitalit si një potencial të financës islame, libri sjell dhe bazën e qëndrueshmërinë së financës islame në financimin e kapitalit të mbledhur. Duke pasur parasysh faktin se financa islame ka nevojë për një rol më të madh të kapitalit, shkrimtarët nxjerrin në pah tezën se ky sistem është më i mbrojtur përballë paqëndrueshmërive të lindura nga prirjet e tepruara.
Sipas autorëve fokusimi mbi menaxhimin e mesatareve të interesit në drejtimin e ekonomisë së vërtetë ushqen rritjet spekulative në sistem dhe më pas bëhet e pamundur shmangia e problemeve. Në themel të të gjitha këtyre qëndron procesi i dhënies së kredive, i krijuar mbi aftësinë e zëvendësimit të parave dhe me borxhet e interesit.
Në libër kritikohen investimet e shumta nga rezervat në globalizimin e krizës dhe politikat e shteteve që mendojnë vetëm për veten. Megjithëse nuk ka një lidhje të drejtpërdrejtë me financën islame në pamje të parë, duket se autorët mbështesin mendimin e njësisë së rezervave të përbashkëta për krijimin e një baze më të ekuilibruar të sistemit financiar kombëtar.
Autorët janë të mendimit se ky sistem është më i qëndrueshëm se sistemi klasik duke parë se sistemi financiar islamik qëndron larg interesit dhe pasurive me bazë interesin, nuk kufizon lëvizjen e parave dhe investon në mënyrë aktive. Investimet e financuara nga mjetet e financës islame pasqyrojnë një produktivitet të drejtpërdrejt dhe për këtë arsye nuk mbartin vetëm objektivin social të ndarjes së risqeve dhe çmimeve, por në të njëjtën kohë zbatojnë dhe një jastëk financiar përballë rreziqeve natyrore.
Pa dyshim që mbrojtësit e sistemit financiar klasik do të përgatisin projekte më të mira dhe të mbrojnë qëndrueshmërinë financiare të menaxhimit të riskut dhe në të njëjtën kohë do të shprehen se kontratat financiare të lejuara do të jenë më të suksesshme në arritjen e një tregu të vetëm. Si përfundim veçoritë e sistemit ekonomik islamik duhet të vlerësohen dhe duhet të shqyrtohen nga të gjithë ekonomistët.
Cesare Calari: Financa islame një pjesë e rëndësishme e financës globale
Ja si shprehet drejtori i Wolfensohn Capital Partners dhe ish drejtues i Bankës Botërore, Cesare Calari në lidhje me librin: "Vitet e fundit financa islame është kthyer nga një industri e vogël‚ klubesh në një pjesë të rëndësishme dhe të respektuar të financës globale. Ndërkohë që ka krijuar standarde të reja, ajo ka arritur të thithë dhe investitorë jashtë botës myslimane. Pavarësisht gjithë këtyre përpjekjeve, akoma nuk njihet dhe kuptohet mirë ekonomia dhe qëndrueshmëria e këtij sistemi.
Autorët kanë arritur të pasqyrojnë një koncept shumë të rëndësishëm duke lidhur industrinë jo vetëm me bazat e mësimeve islame por dhe me mendimin perëndimor të sistemit klasik. Ato realizojnë një analizë bindëse në lidhje me dobësimin strukturor të financës konvencionale, rolin e politikave të parave të cilat ndikojnë në qëndrimin e gabuar të burimeve . Në proces shpjegohet qëndrueshmëria dhe efektiviteti i financës islame. Libri pasqyron një këndvështrim origjinal dhe të lehtë në perceptimin akademik."
/Start/Aisa Kokiçi/
2011-04-14 12:56