E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siria: Obama mund të realizojë paqen në Lindjen e Mesme

Damask- Shtypi sirian shfaqi sot një optimizëm për realizimin e paqes në rajon, pas vizitës në Damask të emisarit amerikan për Lindjen e Mesme, George Mitchell. ‘Sot mbretëron një optimizëm i vërtetë sepse dy palët, siriane dhe amerikane, i dhanë rëndësinë e duhur marrëdhënieve dypalëshe për të realizuar një paqe globale në rajon’, shkruan e përditshmja zyrtare as-Saoura.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu do të mbajë sot një fjalim shumë të pritur, ku do të bëjë të ditur orientimet e qeverisë së tij ndaj paqes në rajon. Deri tani Netanyahu nuk ka pranuar të prononcohet në mbështetje të një shteti palestinez dhe hodhi poshtë bllokimin e ndërtimeve në kolonitë e Cisjordanisë ku jetojnë rreth 300 000 izraelitë.

"Rruga drejt paqes është e qartë dhe administrata amerikane është e aftë të ''shtrojë rrugën'' drejt një rregullimi të konfliktit izraelo-arab'', vijon e përditshmja. "Misioni është i vështirë, por është i mundur nëse administrata amerikane realizon premtimet dhe kapërcen shumë pengesa duke filluar që nga grupet proizraelite në Uashington, theksoi e përditshmja.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›